EMRAT/ Lëvizje dhe emërime të reja në Policinë e Shtetit! I refuzohet dorëheqja Drejtorit të

Policia e Shtetit vijon me ndryshime dhe emërime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë.

Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Ndërkohë, Drejtues Islor Islami është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Po ashtu, Drejtues Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan.

Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Leave a comment