Ish-deputetja demokrate dhe moderatorja Grida Duma ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Sali Berisha dhe Flamur Noka, duke mohuar se ka lobuar për zgjedhjen e Endri Shabani në krye të Avokatit të Popullit. Duma i cilësoi akuzat si lojë politike pa logjikë, ironizoi drejtuesit e PD-së duke thënë se nuk dinë të lëshojnë pushtetin dhe theksoi se gabimet e kryesisë justifikohen, ndërsa ato të anëtarësisë nuk falen.