Aksident i trefishtë në Tiranë, përfshihet edhe një autobus

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, pranë Spitali Amerikan 3, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të plagosur, ndërsa në përplasje është përfshirë edhe një autobus i linjës “Kombinat–Kinostudio”.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi është bllokuar duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment