EMRAT/ I morën në Rinas 40 mijë euro 55-vjeçarit duke e mashtruar, tre në pranga e dy në kërkim! Çfarë u zbulua

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Skema”, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi përmes mashtrimit i morën 40 mijë euro një 55-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinas. Sipas policisë, autorët komunikuan me viktimën përmes një aplikacioni dhe u prezantuan si persona të njohur të tij. Të përfshirë në skemë janë Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi; ndërsa në kërkim janë edhe dy shtetas të tjerë.

⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!

Gjatë kontrollit të banesës së Artur Lecinit, ku u gjet edhe Elton Rrushi, policia zbuloi një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. U sekuestruan dhjetëra bimë cannabisi, pajisje elektrike (llamba e ventilatorë), sasi kokaine dhe cannabisi, 4 celularë dhe një automjet Audi Q5, me të cilin autorët ishin larguar pas marrjes së parave.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe komisariatet e Kavajës e Divjakës. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës, ndërsa puna vijon për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!

Leave a comment