Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE! Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

Serbia po përjeton një rënie të fortë të mbështetjes për Bashkimin Evropian, teksa procesi i integrimit ka mbetur i ngrirë prej më shumë se një dekade dhe vendi po parakalohet nga fqinjët, si Mali i Zi dhe Shqipëria, në rrugën drejt Brukselit. Një sondazh i fundit i realizuar nga Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP) në Beograd tregon se vetëm 36% e serbëve janë sot në favor të anëtarësimit në Bashkimi Evropian, ndërsa 33% e refuzojnë hapur këtë perspektivë. Për krahasim, rreth 15 vite më parë mbështetja për BE-në arrinte në 70%.

Debati në Serbi është përqendruar te përgjegjësia për këtë krizë besimi. Sipas ekspertes për çështjet evropiane Bojana Selaković, përgjegjësi mbajnë si qeveria e Aleksandar Vuçić, ashtu edhe vetë BE-ja. Selaković thekson se ndonëse Beogradi nuk e ka braktisur zyrtarisht integrimin, ai nuk ka qenë kurrë prioritet real, ndërsa Brukseli për vite ka toleruar probleme si manipulimi i zgjedhjeve dhe presioni ndaj mediave, në këmbim të një stabiliteti të brishtë rajonal – një qasje e quajtur shpesh “stabilokraci”.


⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!

Pavarësisht zhgënjimit të përgjithshëm, BE-ja mbetet më popullore te të rinjtë, të cilët e shohin atë si mundësi për arsim, lëvizshmëri, punësim dhe siguri ligjore. Megjithatë, sipas Selaković, kthesa e fundit e Brukselit drejt një presioni më të fortë për reforma dhe sundimin e ligjit vjen shumë vonë. “Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka konsoliduar pushtetin pa kufizime reale”, vlerëson ajo, sipas raportimit të Deutsche Welle.


⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!

Leave a comment