Policia aksion në Roskovec/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen armë zjarri, granatac fishekë dhe lëndë narkotike

Forcat e policisë kanë zhvilluar një aksion në Roskovec mbrëmjen e sotme, i cili ende nuk ka përfunduar.

Gjatë kontrollit të policisë janë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruar 2 kallashnikovë, dy granata, dy pistoleta, qindra fishekë dhe lëndë narkotike.

Bëhet me dije se ky aksion është rezultat i hetimeve të nisura një muaj më parë.

Leave a comment