Policia ka identifikuar të riun që ka grabitur pasditen e sotme një taksist dhe dy karburante, një në Fushë-Krujë dhe një në Milot.
Autori i dyshuar është identifikuar si Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi.
Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda bën me dije se prej kohësh ai përdorte këtë skemë mashtrimi duke porositur taksi dhe në momentin që afrohej pranë destinacionit, i grabiste nën kërcënimin e armës.
Burime nga policia bëjnë me dije se të njejtën vjedhje dhe skemë mashtrimi ka përdorur dhe në fund të muajt dhjetor duke grabitur me forcë një taksist nga Tirana, të cilit nën kërcënimin e armës i ka marrë telefonin dhe para.
I riu është në kërkim prej disa kohësh nga policia.
Post navigation
Previous:
Si skenë filmi/ I riu grabit taksistin që e çoi nga Tirana në Fushë-Krujë, më pas nën kërcënimin e armës vjedh edhe dy karburante
Next: