Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës për ‘fatin’ e Groenlandës janë përshkallëzuar sërish.
Një ditë pas operacionit të SHBA në Venezuelë që çoi në arrestimin e Nicolas Maduro, Donald Trump deklaroi se vendi i tij “ka nevojë për Groenlandën” – një deklaratë që shkaktoi një përgjigje të ashpër nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
“Duhet ta them shumë sinqerisht: Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë” të aneksojnë asnjë territor nën kontrollin danez .Nuk ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të flasin për nevojën për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Është koha që Shtetet e Bashkuara t’u japin fund kërcënimeve të tyre kundër një aleati historik dhe kundër një vendi dhe një populli që e ka thënë, shumë qartë, se nuk është në shitje”, tha ajo/Shqiptarja