E treta e vërteta për Mateon? Çfarë la pas banori më i ri që iu fut shtëpisë së Big Brother VIP

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme.

Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas Stelinës.

Mateo është një personal-trainer ku ka punuar në vende të ndryshme.

“Ka shumë banorë, por pak lojtarë. Ajo që më pëlqen më shumë është Brikena. Unë jam 100% single, kam shumë kohë. Kam terezinë time”, u shpreh Mateo.

Por këto programe janë tashmë diçka e vjetër për Mateon.

E nisi me pjesëmarrjen e reality show “Kepi i Tundimeve”, një program i ngjashëm me Big Brother që po ashtu ishte në Top Channel.

Më tej u fut në një tjetër reality show, “Përputhen”.

Mateo Borri, 28-vjeçari nga Elbasani, me profesion instruktor palestre, e provoi kështu për të dytën herë në programe të tilla.

Tani, vallë ço provon sërish dashurinë dhe ndoshta, “e treta e vërteta”?

Kur u bë pjesë e Përputhen, ai u shpreh se është një tip që dashuron shumë dhe se jep shumë nga vetja, por e ka të vështirë të gjejë personin e duhur.

“Kam një tip që di të dashuroj shumë e të jap shumë nga vetja, por e kam të vështirë të gjej personin e duhur pasi jam shumë detajist dhe jap shumë nga vetja”, pati thënë Mateo.

Banorët që po ikin e vijnë

Para Mateos ishte Stelina banorja më e re Big Brother VIP 5.

Ish-konkurrentja e Për’puthen, e cila kishte një lidhje me Keijsin, është tashmë pjesë e garës për Çmimin e Madh.

Më herët ishte Armela banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Leave a comment