“Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri (Video)

Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Keijsit.

Situata u tensionua kur Kristi nisi ta ndjekë nga pas banorin e ri, i cili ishte futur në shtëpi në Prime-n e kaluar, dhe në një moment e lagu atë me birrë, duke ndezur edhe më shumë konfliktin mes tyre.

Pjesë nga debati mes dy banorëve:

Kristi:
“Sa për ty, po të ishe njeri që njeh respektin dhe limitet, nuk do të merreshe me burrërinë time. Kjo tregon më shumë për burrërinë tënde sesa për timen. Ke ardhur gjithë kohës anës, ashtu siç po të vij unë ty tani.”

Keijsi:
“Si ishte ajo shprehja? ‘M*** pas këpucës’? Bravo, ashtu vjen ti.”

Kristi:
“Ke ardhur duke mu fërkuar gjatë gjithë kohës. Duhet ta dish një gjë: kur i kalon limitet, pasojat vijnë. Unë ta tregoj ku i ke kufijtë.”

Debati u konsiderua nga banorët dhe publiku si një nga momentet më tensionuese të ditëve të fundit brenda shtëpisë, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen dhe kufijtë mes konkurrentëve.

Leave a comment