Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Fier/ Audi përfundon në kanal, rëndohet trafiku

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier.

Dy automjete tip Audi janë përplasur me një tjetër mjet tip Mercedez Benz dhe s pasojë ky i fundit ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesit e mjeteve, ndërsa është rënduar trafiku në këtë zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme.

Leave a comment