Aksident i rëndë në vend, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë-Ersekë në fshatin Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se drejtuesja e një mjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga e më pas është aksidentuar.

Bashkë me të, i plagosur ka mbetur edhe një pasagjer.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca për transportimin e tyre drejt spitalit rajonal të Korçës dhe policia për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a comment