Në prag të festave të fundvitit, sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike në Vlorë

Në Vlorë vijojnë kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të ndaluara për tregtim.

Si pasojë, procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.

“Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Zjarr në një biznes në zonën e Fllakës, shërbimet zjarrfikëse nisen drejt vendngjarjes

I dënuar me burg për ‘mashtrim’, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër

Botërori, Sylvinho flet për kualifikimin në “Play-off”: E njohim Poloninë!
Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal për shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Leave a comment