Viti 2025 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime përgjatë periudhës janar-nëntor 2025.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, është zëri me performancën më pozitive, pas tatimit mbi të ardhurat personale, në të hyrat tatimore në 11 mujor.
Konkretisht të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë miliardë lekë apo rreth 636 milionë euro.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë mbledhur afro 89 milionë euro më shumë, apo16.3% më shumë.
Po ashtu janë arkëtuar 23 milionë euro ose 3.7% më shumë se plani i periudhës Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Nëntor 2025 janë në shumën 224 milionë euro.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja graduale e numrit të turistëve në vendin tonë, të cilët përpos interesit për zonat bregdetare, kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë se linjat ajrore low cost ofrojnë çmime të lira biletash, agjenci të ndryshme organizojnë udhëtime me gudia për turistët. Po ashtu edhe kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, duke bërë që turizmi të prodhojë konsum të lartë në të gjitha sezonet.