Rreth 3,000 fluturime u “zhdukën” nga radari brenda një dite, shifër sa gati më shumë se 10% e trafikut të fluturimeve ajrore të kontinentit të vjetër.
Duke i ndalur fluturimet për Krishtlindje, sipas mediave botërore, Ryanair ka lënë në tokë gjysmë milioni pasagjerë. Kjo sipas tyre nuk ka të bëjë fare me motin e keq, grevat apo ndonjë gjë tjetër.
Arsyeja është kulturore, pasi linja ajrore me kosto të ulët më e madhja e kontinentit tonë dhe e katërta më e madhe në botë, ka selinë e saj në Dublin dhe Krishtlindjet, në një vend aq katolik sa Irlanda, janë një festë që festohen shumë. Kështu që, pilotët dhe stafi po qëndrojnë në shtëpi; askush nuk vjen në punë.
Ky vendim rëndon shumë në buxhet, por zbutet nga fakti se, me ndërrimet e festave, kostoja e personelit për të operuar më 25 dhjetor do të rritej ndjeshëm. Për më tepër, trafiku i pasagjerëve do të reduktohej. Më pak njerëz zgjedhin të fluturojnë më 25 dhjetor.
Ryanair që përfshin gjithashtu Malta Air, Buzz dhe Lauda Europe nuk është e vetmja linjë ajrore që e ka marre këtë vendim. Jet2.com , një linjë ajrore britanike me fokus të fortë në destinacionet turistike, reduktoi po ashtu fluturimet, por duhet theksuar se numri i pasagjerëve të saj është vetëm një e dhjeta e Ryanair.
E njëjta gjë vlen edhe për linjën ajrore irlandeze Aer Lingus për disa fluturime nga SHBA-ja.