Dita e sotme nis me reshje të pakta, kryesisht në zonat jugore, ndërsa qendra dhe veriu preken më pak. Nga mesdita e në vijim, kushtet e motit përkeqësohen ndjeshëm dhe reshjet përfshijnë të gjithë territorin shqiptar.
Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë shi, ndërsa në zonat malore reshjet shfaqen në formë dëbore.
