“Lum si këta që janë aty lart!”- Rama zbulon bisedën me ministren: Më tha “më vjen turp nga vetja kur ulem në Kuvend”

Rama më tej iu drejtua përfaqësuesve të bizneseve në sallë, teksa u tha se shpesh shihen si “kulakë, oligarkë apo gjakpirës”, ndërsa u dha edhe një mesazh të qartë për trajtimin e punonjësve të tyre.

“Por mos harroni kurrë një gjë, të gjithë janë të rëndësishëm, por më të rëndësishëm janë ata që punojnë për ju. Çdo gjë që hiqni prej tyre, e keni në llogarinë e ferrit ku do përfundoni”, tha Rama.

Rama: Një kolege që u bë ministre duke qenë deputete, pas nja 3 muajsh thotë “sa herë ulem në atë pjesën lart të Parlamentit më vjen turp nga vetja, se ku isha aty poshtë mendoja lumsi këta që janë aty lart, por në fakt, nuk paska qenë kështu”.

Kështu që, edhe për ju vlen e njëjta gjë, shumë kush u sheh si kulakë, si oligarkë, gjakpirës, por ju e dini vetë që jeta është më e ngatërruar më kaq dhe uroj që jetën ta keni kaq të ngatërruar dhe jo më të ngatërruar.

Kështu që Gëzuar Vitin e Ri, vitin e paqes fiskale, dhe paçi paqe. Por mos harroni kurrë një gjë, të gjithë janë të rëndësishëm, por më të rëndësishëm janë ata që punojnë për ju. Çdo gjë që hiqni prej tyre, e keni në llogarinë e ferrit ku do përfundoni.

Leave a comment