Qeveria Rama ka miratuar disa ndryshime që kanë të bëjnë me bonusin e veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë një video të ministrit Petrit Malaj i cili bën me dije se bonusi arrin vlerën e 150 eurove dhe do ta përfitojnë 148.500 persona.